VIDEO/ Më i pafuqishëm se asnjëherë! Ronaldo vendos duart në kokë gjatë “masakrimit” të Junajtid në derbi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2022 | 18:41

VIDEO/ Më i pafuqishëm se asnjëherë! Ronaldo vendos duart në kokë gjatë “masakrimit” të Junajtid në derbi

Kristiano Ronaldo dhe Kasemiro kanë qenë së bashku në momentet e mëdha të dy karrierave të pabesueshme, të mbushura me trofe. Dyshja e cila fitoi Ligën e Kampionëve katër herë së bashku me Real Madridin, sot u shfaq e “pashpresë” teksa lojtarët e skuadrës së Mançester Junajtid ku ata bëjnë pjesë, u shpërbënë përballë Mançester Sitit duke u mposhtur me shifrat 6-3.

ronaldo dhe kasemiro

Teksa ndiqnin sfidën nga pankina, pamja e fytyrave të tyre fliste shumë. Momentet e publikuara nga Sky Sports treguan një Ronaldo dhe Kasemiro të dëshpëruar pas golit të parë dhe të tretë të Sitit.

Teksa Ronaldo dhe Kasemiro shikonin nga stoli të tmerruar, shumë tifozë të Junajtid zgjodhën të mos bënin të njëjtën gjë, duke u larguar nga stadiumi para se të binte bilbili për fundin e pjesës së parë.

Rikujtojmë se 37-vjeçari portugez ka qenë i pakënaqur te Junajtid që para fillimit të sezonit. Ai kërkoi largimin nga klubi në verë, por nuk mundi të gjente një ofertë të përshtatshme dhe që atëherë ka qenë kryesisht në stol.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"