VIDEO/ “Më fal profesor!”, Sherri shpërthen në lot në fund të ndeshjes, shikoni çfarë ndodh në dhomat e zhveshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2021 | 23:55

VIDEO/ “Më fal profesor!”, Sherri shpërthen në lot në fund të ndeshjes, shikoni çfarë ndodh në dhomat e zhveshjes

Laçi e mposhti për herë të dytë në këtë sezon Vllazninë, duke i mposhtur shkodranët në “Loro Boriçi” dhe duke rihapur kështu edhe njëherë kampionatin.

festa e lacit (1)

Ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve në fundin e ndeshjes, ishte  portieri shkodran i Laçit, Alen Sherri. Ky i fundit pasi u mbyll ndeshja ka shpërthyer në lot, ndryshe nga pjesa tjetër e skuadrës, që në ato momente ishte në festë. Madje trajneri Duro u shpreh se portieri pas ndeshjes i kërkoi falje, duke thënë: “Aleni ishte i mërzitur, erdhi më tha profesor më fal. Fati që fituam dhe kalon. Ka qenë i tensionuar, sepse luante në Shkodër dhe është presioni.”, tha Duro.

laska laci (1)

Ndërkohë në dhomat e zhveshjes, futbollistët e Laçit kanë festuar me të madhe, teksa aty ka shkuar edhe presidenti Laska, i cili ka komplimentuar futbollistët për këtë fitore shumë të rëndësishme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"