VIDEO/ Me 20 gram kanabis me vete, policia ndalon yllin e NBA-së në Paris

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2021 | 22:40

VIDEO/ Me 20 gram kanabis me vete, policia ndalon yllin e NBA-së në Paris

Ylli i NBA-së, Xhejms Harden ka rënë pre e një kontrolli policor në Paris të Francës ku kishte shkuar për të marrë pjesë për javën e modës.

policia

31 vjeçari është ndaluar nga policia pas një dyshimi për erë të fortë kanabisi në makinën që udhëtonte basketbollisti. Në rrjetet sociale janë përhapur me shpejtësi të madhe imazhet teksa policia kontrollon yllin e NBA-së në rrugë.

Mediat franceze bëjnë me dije se policia ka arrestuar kushëririn e Harden, reperin Lil Baby pasi i ka gjetur një sasi prej 20 gram kanabis të fshehur. Telashe të mëdha këto për Harden i cili është një ndër lojtarët më të mirë në basketbollin profesionist.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"