VIDEO/ Mbyllet rrugëtimi i Vllaznisë në Ligën e Kampioneve, Minsk triumfon në “Loro Boriçi”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2020 | 15:57

VIDEO/ Mbyllet rrugëtimi i Vllaznisë në Ligën e Kampioneve, Minsk triumfon në “Loro Boriçi”

Është mbyllur rrugëtimi i Vllaznisë së fermave në Ligën e Kampioneve, të cilat janë eliminuar në raundin e dytë nga skuadra bjelloruse e Minsk.

vllaznia minsk

Foto: F. Hazisllari

Bjelloruset ishin më të saktë në rastet që iu dhanë, dhe ia dolën të shënojnë dy herë, për të marrë fitoren, ndonëse gjatë pjesës së dytë ishin me 10 futbolliste, pasi Sas u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 54’, autorja e golit të parë në minutën e 34’.

Shkodranet tentuan disa herë të barazonin rezultatin, ku në pjesën e dytë kishin disa raste, por goditjen përfundimtare e morën në minutën e 84’, kur Karlanova shënoi të dytin për Minsk dhe ia dolën të kualifikohen për në raundin 1/16-ve në Ligën e Kampioneve.

FT| VLLAZNIA- MINSK 0-2

Sas 34′, Karlanova 84′

FORMACIONET ZYRTARE:

bandicam 2020-11-19 13-59-18-825 bandicam 2020-11-19 14-00-10-417

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"