VIDEO/ Mbyllet mbledhja për Asllanin në zyrat e Interit, flet menaxheri: Ofertë nga Milani? Më mirë se këtu…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2022 | 20:58


VIDEO/ Mbyllet mbledhja për Asllanin në zyrat e Interit, flet menaxheri: Ofertë nga Milani? Më mirë se këtu…

Kristjan Asllani është shumë pranë transferimit te Interi pasi mes zikaltërve dhe Empolit ka një akord të plotë. Menaxheri i mesfushorit shqiptar ka qenë i pranishëm në zyrat e klubit milanez dhe pas daljes nga aty i është përgjigjur interesimit të mediave të shumta që prisnin lajme rreth këtij takimi.

berti

“U informuam rreth faktit se klubet kanë gjetur një akord. Ka gatishmëri nga të gjithë palët. Të shohim në ditët e ardhshme. Futbollisti është i lumtur? Të gjithë jemi të lumtur. Sa vite kontratë? Të shohim”, tha menaxheri i tij, Elio Berti, pasi doli nga zyrat e Interit në Milano.

Ai u ngacmua nga gazetarët e pranishëm edhe për ofertat e tjetra për Asllanin. “Kishte edhe skuadra të tjera të interesuara, edhe Milani”, i tha një nga gazetarët. “Më mirë se këtu…”, ishte përgjigja duke qeshur e menaxherit të futbollistit para se të largohej.


PANORAMASPORT.AL