VIDEO/ Mbrojtja në “gjumë”, por Hebaj është hero. Shqipëria fiton me përmbysje ndaj Maltës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2018 | 23:45

VIDEO/ Mbrojtja në “gjumë”, por Hebaj është hero. Shqipëria fiton me përmbysje ndaj Maltës

Shqipëria dhe Malta luajtën miqësoren e dytë brenda tre ditësh. Pas fitores 2-0 në “Selman Stërmasi”, tashmë në takimin e Shkodrës në “Loro Boriçi”, Shpresat fituan 3-2, në një ndeshje me më shumë emocione.

bandicam 2018-11-19 20-52-30-871

Shefiti kaloi herët që në minutën e 11-të me një skemë të bukur kuqezinjtë, por gjithçka u përmbys nga maltezët, me anën e Brinkat, në minutët 37 dhe 66, gola të cilët erdhën nga përgjumja e mbrojtjes shqiptare.

Gjithsesi, takimi nuk kishte përfunduar për Rubin Hebajn. Sulmuesi i Partizanit, në minutat e fundit, ktheu në gol një penallti, si dhe pas një kundërsulmi, shënoi i vetëm me portierin Vela, duke kthyer përfundimisht ndeshjen në 3-2.

Kështu, Shqipëria merr dy fitore ndaj Maltës, tashmë që grupit i janë larguar shumë elementë të cilët kanë kaluar moshën, dhe po ekipi i Bushit po rinovohet.

 

 

Shqipëria U21-Maltë U21 3-2

GOL: Shefiti 11′, Hebaj pen. 75′ , 87′ / Brinkat 37′, 66′

 

KOMENTI

Mbyllet takimi. Shqipëria U21-Maltë U21 3-2

91′ Karton i verdhë edhe për Hebajn.

90′ 3 minuta shtesë.

87’ GOOOL Hebaj përmbys gjithçka për Shpresat. Top i gjatë për sulmuesin e Partizanit, mbrojtja e lë për pozicion jashtë loje, por gjithçka e rregullt për anësorin. Në fund, vetëm me portierin Vela, Hebaj shënon me një parabolë “alla Mesi”.

80′ Dëmtohet Selahi i futur si zëvendësues, del dhe e zëvendëson Lleshi.

75’ GOOOL Rubin Hebaj barazon shifrat nga pika e bardhë.

74’ Penallti për Shqipërinë. Ndëshkohet me kartonin e verdhë Borg, për prekje të topit me dorë benda zone..

69′ Del Zeka, Hasanaj ne fushen e lojes.

66’ Malta përmbys gjithçka. Brinkat shënon të dytin pas një goditje këndi. Kryeziu nuk largon si duhet, dhe sulmuesi i Maltës nuk fal përballë Dajsinanit.

 

59′ Tjetër ndërrim te Shpresat. Futet Fazliu, del Tafa.

52′ Karton i verdhë për Berman, për një faull në mesfushë ndaj Kryeziut.

49’ Goditje dënimi për Shpresat në një zonë të volitshme. E merr përsipër Hebaj, i cili me të djathtën provon, por ndalet vetëm nga traversa.

46′ Nis pjesa e dytë. Del nga loja Mala, futet Selahi.

Mbyllet pjesa e parë. Shqipëria U21-Maltë U21 1-1

45′ 2 minuta shtesë.

45’ Ndërrimi i parë te Shqipëria. Del Muçolli i dëmtuar, futet Arbër Basha.

37′ GOL Malta, barazon me Brinkat, i cili shënon pas një përgjumje të mbrojtjes kuqezi.

23’ Godet Zarafa nga distanca, por topi shumë larg portës së mbrojtur nga Dajsinani.

18’ Dalin përpara maltezët, harkim në zonë, Fringer me kokë, por Dajsinani kontrollon.

11’ GOOOOOL Shefiti realizon shumë shpejt për kuqezinjtë, pas një skeme fantastike nga një goditje dënimi. Muçolli nis lojën, pason tek Imeri, ky i fundit me parabolë kalon mbrojtjen, dhe Shefiti nuk fal vetëm me portierin.

1′ Nis ndeshja në Shkodër.

 

FORMACIONET

Shqipëria U21: Dajsinani, Tafa, Kryeziu, Maloku, Muçolli, Imeri, Zeka, Mala, Hebaj, Shefiti, Mersini. Trajner: Alban Bushi

bandicam 2018-11-19 19-00-07-565

Malta U21: Vela, Borg, Guilamier, Sansone, Frigieri, Zamit, Pulis, Berman, Shou, Brinkat, Zerafa. Trajner: Silvio Vela.

bandicam 2018-11-19 19-00-38-237

Gjyqtar: Eldorjan Hamiti, Merlis Dervishi, Fisnik Thorja, Edvin Hoxha,

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"