VIDEO/ Mbrojtja katastrofë, Mançester Junajtid del i humbur nga transferta e Brajton

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2018 | 19:28

VIDEO/ Mbrojtja katastrofë, Mançester Junajtid del i humbur nga transferta e Brajton

Mançester Junajtid kaloi një ditë për t’u harruar këtë të dielë, duke pësuar një humbje nga ekipi i Brajton, në javën e dytë të Premier League. Djajtë e Murinjos, dolën nga kjo transfertë me rezultatin 3-2.

man

Mërrei dhe Dafi shënuan dy gola të shpejtë për vendësit, ndërkohë që Lukaku provoi të ngushtonte shifrat. Por, pa u mbyllur pjesa e parë, ishte Gros, që me një penallti shënoi edhe golin e tretë, duke shtangur Junajtidin.

Pogba shënoi sërish me penallti, në të 95-tën, por vetëm kaq nuk mjaftoi. Mbrojtja e Mançesterit ishte në një ditë katastrofë, dhe kjo tregon se pse Murinjo kërkonte blerje në këtë repart nga klubi.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"