VIDEO/ Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare i pafat, shikoni autogolin e shkaktuar ndaj Bragës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2023 | 20:40

VIDEO/ Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare i pafat, shikoni autogolin e shkaktuar ndaj Bragës

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ena Mihaj, që aktivizohet te skuadra e Famalikaos, në elitën e futbollit portugez, ishte i pafat ditën e sotme, teksa shkaktoi një autogol në duelin ndaj Bragës që përfundoi me rezultatin 4-1 në favor të këtyre të fundit.

mihaj

Ishte minuta e 22-të, kur një devijim fatal i Mihajt, dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë avantazhin skuadrës së Bragës.

Gjithsesi vlen të theksohet fakti se mbrojtësi shqiptar është një nga lojtarët më të rëndësishëm te skuadra portugeze, teksa është shndërruar në një titullar të padiskutueshëm. Në 19 javë të zhvilluara deri tani, Famalikao ka arritur ë sigurojë 21 pikë duke u renditur në vendin e 12-të.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"