VIDEO/ Mbrojtësi i Kombëtares dhe ish-trajneri i Superiores në telashe, ekipi i tyre hetohet në Itali për trukim ndeshjeje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2023 | 22:09

VIDEO/ Mbrojtësi i Kombëtares dhe ish-trajneri i Superiores në telashe, ekipi i tyre hetohet në Itali për trukim ndeshjeje

Sezoni i rregullt i Serisë B është mbyllur me rënien e Beneventos nga kategoria. Por humbja 3-2 përballë Peruxhias në ndeshjen e fundit, ka bërë që në Itali të hapen hetime për trukime për ekipin  drejtuar nga ish-trajneri i Skënderbeut dhe Partizanit, Andrea Agostineli, në radhët e të cilit aktivizohet mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Federik Veseli.

dsdddasdsdsadas

Në minutat shtesë të ndeshjes, me rezultatin 2-2, Leverb pasoi mbrapa në mënyrë të pashpjegueshme topin duke ia dhuruar Kouan, i cili shënoi kështu golin e fitores 3-2. Një fitore që në fund nuk i shërbeu Peruxhias, pasi rezultatet e tjera sollën rënien edhe të kësaj të fundit nga kategoria.

Por gjithsesi, indinjomi në rrjetet sociale për mënyrën se si erdhi ky gol në fund, ka bërë që federata Italiane të hapë hetime dhe do të marrë në pyetje protagonistë të të dy ekipeve, me pasojat që mund të jenë të rënda dhe shoqërohen me penalitete individuale apo edhe për klubet e përfshira.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"