VIDEO/ “Mbretëresha” Luiza Gega fiton medalje ari në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2018 | 22:58

VIDEO/ “Mbretëresha” Luiza Gega fiton medalje ari në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”

Atletja shqiptare Luiza Gega ka triumfuar në Lojërat Mesdhetare ‘Tarragona 2018’ duke fituar medalje ari në disiplinën 3000 metra me pengesa.

36307392_1889818981069352_3504053651171704832_n

Gega regjistroi kohën 9’27”73. Kjo ishte medalja e parë e artë për Shqipërinë në lojërat mesdhetare të këtij edicioni. Shaqiptarja la pas atleten tuniziane Habiba Ghribi e cila u rendit e dyta me kohën 9’34’’62,3.

36470876_1889819881069262_5518760021598404608_n

Luiza Gega vazhdon të na mahnisë me medaljet e fituara duke bërë krenar popullin shqiptar për arritjet e saj nëpër botë. Edhe pse stërvitet në kushte tepër të vështira, kjo gjë nuk e pengon për të qenë kampione bote.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"