VIDEO/ Mbrëmje spektakolare me 18 gola, “Terminatori” Bajern i pamëshirshëm me Atletikon. Interin e shpëton Lukaku, mësoni rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2020 | 23:58

VIDEO/ Mbrëmje spektakolare me 18 gola, “Terminatori” Bajern i pamëshirshëm me Atletikon. Interin e shpëton Lukaku, mësoni rezultatet

Përfundoi java e parë e Ligës së Kampioneve të sezonit 2020-2021. E mërkura rezervoi surpriza. Pas humbjes së Realit nga Shakhtari 2-3, mbrëmja ofroi 18 gola në 6 ndeshje. Bie në sy triumfi shkatërrimtar i Bajernit, i cili e nis fushatën e mbrojtjes së titullit me fitoren e thellë 4-0 ndaj Atletiko Madridit. Interi i shpëtoi humbjes në fundin e kohës së rregullt. Lukaku u konfirmua si heroi i zikaltërve duke barazuar Borusia Mynshenglabahun në fund 2-2.

Ek4XyO7X0AAVzYt

Kampionët në fuqi të Anglisë Liverpuli u mjaftua me një autogol të Ajaksit për të nisur sezonin e ri në Ligën e Kampioneve me fitore. Jo vetëm, Bajerni, por edhe Atalanta e ktheu sfidën me Midtljanin në spektakël me 4 gola. Në këtë sfidë u aktivizua dhe mbrojtësi i Shqipërisë Berat Gjimshiti.
Mançester Siti mposhti Porton në shtëpi 3-1, kurse Olimpiakosi fitoi minimalisht me Marsejën.

Më poshtë janë renditur rezultatet e takimeve me golat:

FT| Ajaks-Liverpul 0-1
Taliafiko (ag.) 35′

FT| Bajern Mynih-Atletiko Madrid 4-0
Koman 29′, 72′, Goretzka 41′, Toliso 66′ 

FT| Inter-Borusia Moshengladbah 2-2
Lukaku 51′, 90’/ Bensebaini 62′ (p), Hofman 85′ 

FT| Mançester Siti-Porto 3-1

Aguero 20′ (p), Gyndogan 65′, P.Torres 73’/ Diaz 14′

FT| Midtjlan-Atalanta 0-4

Zapata 26′, P.Gomez 36′, Muriel 42′,Mirançuk 89′

FT| Olimpiakos-Marsejë 1-0

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"