VIDEO/ Mbrëmje speciale për Granadën e Uzunit, tifozët bardhekuq krijojnë atmosferë elektrizuese

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2023 | 20:00

VIDEO/ Mbrëmje speciale për Granadën e Uzunit, tifozët bardhekuq krijojnë atmosferë elektrizuese

Mbrëmja e sotme do të jetë shumë e veçantë për Myrto Uzunin, Ndeshja e skuadrës së Granadës ndaj Leganes do të shënojë fatin e sulmuesit dhe të vetë ekipit të tij në këtë edicion, ku kanë qenë protagonistë kryesorë. 

 GRANADA

Granada është kryesuese e La Liga 2 dhe një fitore në ndeshjen e fundit të sezonit të rregullt, mund të sigurojë biletën e saj për ngjitjen në elitë si kampione. Një arritje jo e vogël në një kampionat shumë të luftuar me 4-5 skuadra që kanë ndërruar vazhdimisht vendet deri në javën e fundit të kampionatit.

Asnjëherë më parë në histori, Granada nuk ka arritur të festojë ngjitjen para tifozëve të vet, duke siguruar kualifikimin në transfertë, një tabu që Uzuni dhe shokët e tij do të përpiqen ta thyejnë këtë mbrëmje.  

Për të krijuar një atmosferë elektrizuese janë kujdesur edhe tifozët e Granadës, që kanë pushtuar sheshin e qytetit me banderola, flamuj dhe flakadanë. Moment tepër special.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"