VIDEO/ Mbrëmje e magjishme për Hamdi Salihin, shënon “poker” në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2017 | 19:53

VIDEO/ Mbrëmje e magjishme për Hamdi Salihin, shënon “poker” në kampionat

Pavarësisht moshës 33-vjeçare, bomberi shkodran Hamdi Salihi nuk e harron vesin e golit. Sulmuesi ka realizuar “poker” në  në sfidën e vlefshme për javën e 15-të të ligës së dytë austriake mes Neustadt dhe Kapfenberg.

Salihi

Golin e parë Salihi e shënoi në minutën e 10-të me penallti. Kapfenberg barazoi në minutën e 15-të me Rosenbiçler, ndërsa shkodrani shënoi edhe dy herë të tjera në minutën e 20-të dhe në të 29-të. Edhe golin e tretë sulmuesi e shënoi me 11 metërsh.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 3-1. Në minutën e 57-të Salihi shënoi dhe golin e 4-t personal duke i çuar shifrat në 4-2. Më parë për miqtë shënoi Jutriç në minutën e 53-të

Salihi

GOLI I DYTE:

GOLI I KATERT

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"