VIDEO/ Mbrëmja special për futbollistin 48-vjeçar, futet në fushë kundër Lionit dhe shkruan historinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2023 | 23:30

VIDEO/ Mbrëmja special për futbollistin 48-vjeçar, futet në fushë kundër Lionit dhe shkruan historinë

Një moment historik u regjistrua në duelin e Kupës së Francës, mes Lionit dhe Çamberit, që përfundoi me rezultatin 3-0.

48vjeari

Skuadra e drejtuar nga trajneri Blank, iu fal tripletës së Lakazet, ndërkohë në minutën e 63-të, në fushën e lojës për skuadrën që militon në ligën e tretë franceze, u fut edhe futbollisti 48-vjeçar, Akrour.

Bëhet fjalë për sulmuesin algjerian, i cili ka lindur më 10 korrik 1974. Hyrja e tij në fushë bëri historinë e futbollit francez. Lojtari ka luajtur tashmë dy ndeshje në Kupën e Francës, por askush në moshën e tij nuk kishte luajtur ndonjëherë në raundin e 1/16-ave.

Në të kaluarën Akrour  ka veshur fanella të rëndësishme si Le Havre, Grenoble dhe Trojes në karrierën e tij dhe që aktualisht po përjeton një lloj rinie të dytë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"