VIDEO/ Mbrëmja e shqiptarëve, sulmuesi i Shpresave i shënon gol Olimpiakosit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2017 | 22:02

VIDEO/ Mbrëmja e shqiptarëve, sulmuesi i Shpresave i shënon gol Olimpiakosit

Pas 11 metërshit të pritur nga Thomas Strakosha, i cili i dhuroi fitoren Lacios dhe golit të shënuar nga Eros Grezda në barazimin 1-1 ndaj Dinamos së Zagrebit, është radha e një tjetër futbollisti shqiptarë për të lënë gjurmë në mbrëmjen e sotme.

Durmishaj

Bëhet fjalë për sulmuesin e Kombëtares U21, Fiorin Durmishaj. 20-vjeçari e nisi takimin nga stoli dhe u hodh në fushën e lojës në minutën e 81-t. Vetëm 3 minuta i mjaftuan Durmishajt për të gjetur rrugën e rrjetës duke barazuar përkohësisht shifrat në 3-3. Olimpiakosi e fitoi ndeshjen me rezultatin 3-4 pas golit të shënuar në minutën e 86-t nga Fortunis me penallti.

Lajme të mira edhe nga kampionati slloven ku aktivizohet sulmuesi shkodran Rubin Hebaj. Skuadra e tij Domazhale mposhti 6-0 në shtëpi Ankar Hratinin. Hebaj e nisi takimin nga stoli dhe u hodh në fushë në minutën e 46. Shkodrani mori pjesë në goli i 6-t i takimit, duke asistuar për shokun e skuadrës Ibriçiç në minutën e 92.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"