VIDEO/ Mbi tavolina dhe me kore ultrasish, shihni festën e çmendur të Mesit dhe shokëve të tij pasi i shpëtuan turpërimit historik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2022 | 8:53

VIDEO/ Mbi tavolina dhe me kore ultrasish, shihni festën e çmendur të Mesit dhe shokëve të tij pasi i shpëtuan turpërimit historik

Argjentina ishte në buzë të greminës në pas humbjes në sfidën e parë në grupet e Botërorit me Arabinë Saudite. Por fitorja ndaj Meksikës i dha përsëri frymëmarrje dhe mundësinë për të synuar edhe një herë kualifikimin në grupin e saj ku gjithçka është e mundur në sfidat e fundit. Një fitore që shërbeu për shanset e ekipit, pro edhe që hoqi një barrë të rëndë nga super e lojtarëve.

Collage Maker-27-Nov-2022-08.52-AM

Kjo shihej që në fushën e lojës ku më në fund argjentinasit u panë përsëri të buzëqeshnin, por edhe në entuziazmin pas sfidës. Ka qenë Nikolas Ortamendi ai i cili nëpërmjet një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ka treguar festën e çmendur në dhomat e zhveshjes së “Albiceleste” pas sfidës.

Mesi & Co. shihen teksa festojnë si të çmendur më këngë dhe kore, të çliruar nga pesha e rëndë e dështimit që ua kujtonte shumëkush për ditë me radhë. Edhe pse në fakt Argjentina nuk ka ende asgjë të sigurt dhe do të duhet të luftojë deri në sekondën e fundit përballë Polonisë së Levandovskit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"