VIDEO/ Mbape shpëton PSG-në nga turpi, Poçetino i’a del dhe pa yjet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2021 | 23:05

VIDEO/ Mbape shpëton PSG-në nga turpi, Poçetino i’a del dhe pa yjet

PSG-ja ka shmangur turpin duke triumfuar 2-1 falë një penalltie ndaj skuadrës modeste të Onzherit në javën e 10-të të kampionatit francez.

mbape

Poçetino hodhi në fushë një formacion të cunguar në mungesë të yjeve si Mesi, Nejmar, Di Maria, Markinjos e Leon Paredes, të gjithë të grumbulluar me kombëtaret në Amerikën e Jugut.

Onzheri kaloi në avantazh në minutën e 36-të me anë të Fulxhinit duke shtangur kryeqytetasit. Në pjesën e dytë, reagimi i parisienëve erdhi vonë. Pikërisht në minutën e 69-të, Danilo barazoi shifrat pas një asisti të Mbape. 3 minuta nga fundi.

Mbape u bë sërish protagonist, por kësaj here duke shënuar vetë nga pika e 11-metërshit. PSG-ja shmangu kështu turpin duke marrë 3 pikë që e shkëpusin ndjeshëm në kreun e Ligës 1 franceze në kuotën e 27 pikëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"