VIDEO/ Mbape dhuron spektakël, PSG vazhdon me fitoret në Francë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2018 | 19:21

VIDEO/ Mbape dhuron spektakël, PSG vazhdon me fitoret në Francë

PSG arriti një tjetër fitore në kampionatin francez, teksa mundi pastër ekipin e Angers, me shifrat 3-1. I pari që zhbllokoi shifrat ishte Kavani, i cili shënoi me portën e boshatisur pas një pasimi të Nejmar.

mbape

Gjithsesi, miqtë e Angers barazuan në minutën e 22-të me atë të një penalltie të shënuar nga Mangani. Në të dytën, ishte Mbape që në të 51-tën, me një supergol kaloi përsëri në avantazh ekipin e tij.

Emrin në listën e golashënuesve e shënoi edhe Nejmar, i cili në të 66-tën, shënoi shumë thjesht. Pas tre javëve të para, PSG kryeson me 3 fitore të pastra.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"