VIDEO / Mbape bën liderin, PSG mund Monakon dhe vret kampionatin. Që tani është e pakapshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2021 | 23:31

VIDEO / Mbape bën liderin, PSG mund Monakon dhe vret kampionatin. Që tani është e pakapshme

PSG duket se do të mbyllë shumë shpejt hesapet me titullin kampion në Francë. Skuadra parisiene ka dhënë provën e forcës të radhës duke mundru Monakon në supersfidën e javës ë 18 në kampinat, për të shkuar tashmë në 13 piëk nga ndjekësi më i afërt në renditje.

mbape mesi di maria psg

Monako e nisi ndeshjen me vrull dhe goditi shtyllën me anë të Diop. Por ishte më pas Sidibe ai i cili shkaktoi penallti duke rrëzuar në zonë Di Marian për t’i dhënë mundësinë Mbape që të realizonte golin e avantazhit me penallti në minutën e 12 të duelit.

Skuadra e principatës kundërsulmoi dhe iu afrua disa herë golit, e ndalur nga Donaruma i cili  duket se është kthyer përsëri në formë. Ndërsa në anën tjetër, Mesi nuk gaboi me pasimin për Mbape i cili dërgoi përsëri sferën në rrjetë duke dyfishuar shfirat e duke u bërë fubtollisti i tretë në historinë e PSG që shënonte 100 gola në kampionat me këtë skuadër.

Pjesa e dytë pa thuajse plotësisht PSG-në në kontroll, duke dominuar kundërshtarin e krijuar raste, por pa arritur të çonte topin në rrjetë. Megjithatë, edhe suksesi 2-0 mjaftoi që të shkëputej +13 nga Olimpik Marseja që është tashmë ndjekësi më i afërt.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"