VIDEO/ Mavraj-Fakaj debat live: Nuk je më i shpejtë, cfarë po ndodh me ty?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2018 | 23:05

VIDEO/ Mavraj-Fakaj debat live: Nuk je më i shpejtë, cfarë po ndodh me ty?

Kapiteni i Kombëtares, Mërgim Mavraj, flet për Supersport pas ndeshjes me Skocinë, ku u ndëshkua edhe me karton të kuq që në minutat e para.

mavraj

A je penduar për kartonin e kuq?

Sigurisht që duhet t’i kërkoj ndjesë tifozëve, skuadrës. Nuk ishte qëllimi im të veproja ashtu. Më provokoi pak ai çuni, por nuk i takon një lojtari si unë të veproj ashtu. Pak, nuk ishte faull fare, ai erdhi dhe më provokoi pak. Por, jam penduar. Edhe në këtë situatë, nuk u tregova jo i qetë. U nxitova pak, por kundërshtari më provokoi, më shtyu. As nuk ishte faull. Është një veprim normal të mbrohesh ndaj kundërshtarit. Arbitri më tha që e godite me kokë, dhe nuk është e vërtetë.

Vendimtar momenti yt?

Normale që situata nuk u përmirësua pas kartonit të kuq. Erdhi duke shkuar më keq. Me Turqinë, kemi treguar që i kemi dalë Zot situatës. Është diçka e rëndë kur kapiteni merr të kuq në minutat e para.

Pse nuk sakrifikuam sa duhet?

Pësuam një gol shumë herët, që na hoqi entuziazmin. E filluam mirë, nuk ishim keq në minutat e para. Ata na lanë lojën, po qarkullonim topin. Më bllokuan mua dhe Xhakën, dhe na e vështirësuan situatën. U treguan të zgjuar. Pas golit të parë, gjithçka ishte më e vështirë më pas.

I pyetur nga Ervin Fakaj, mes tyre pati edhe disa shkëndija drejtpërdrejt në emsion.

Nuk është Mërgimi në maksimum. Çfarë po ndodh?

E drejtë, çdo njeri nuk mund të jetë në 12 vite në maksimum. Pas këtij viti që përjetova, kaq të vështirë, do ketë edhe faza jo të mira. Një njeri që e vlerëson formën pas 20 minutave, edhe kjo duhet të diskutohet.

Jo jo, nuk më kuptove. Ty nuk të dha mundësia të luash 90 minuta, prandaj po vlerësojmë këtë 20 minuta.

Ti më vlerësove për 20 minuta, që nuk isha ai si në ndeshjet e tjera. A më the kështu?

Të thashë, që kur mungon gjatë në fushën e blertë, të duhet kohë të vish në maksimum. Pyetja ime ishte për mirë, jo për keq. Të pyeta çfarë po bën Mërgimi për të ardhur në formë?

Nuk e mora për keq. Futbolli është një sport i rezultateve. Nëse nuk ke rezultate, nëse merr karton të kuq, çohen njerëzit e thonë pse e ke bërë këtë. Është shumë lehtë të flasim për këtë. Besoj se të gjithë e dimë që nuk kam luajtur 6 muaj, kisha situatë të vështirë te klubi. Por, luajta 7 vite me ritme të larta. 2-3 ndeshje tani nuk i bëra në nivele të larta, ashtu siç e njihni Mërgimin. Kur skuadra kalon një periudhë të vështirë, çfarë të bëjë Mavraj, Grezda, çfarë të bëjmë ne. Te skuadra jonë është shumë e vështirë të dallohet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"