VIDEO / Mavraj eliminon ish-ekipin, Hamburgu në çerekfinale të Kupës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2017 | 21:48

VIDEO / Mavraj eliminon ish-ekipin, Hamburgu në çerekfinale të Kupës

Pas fitores së parë për 2017-n në kampionat, Mërgim Mavraj shijon një tjetër sukses me Hamburgun.

Mbrojtësi i Kombëtares u kualifikua në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë duke eliminuar Këlnin, ekipin nga ku u transferua gjatë merkatos së dimrit.

Mavraj vs Keln

Ekipi vendas triumfoi 2-0, me nga një gol për çdo pjesë që mbajnë firmën e Gideon Jungut (5’) dhe Bobi Udit (75’).

Të dy finalizimet e Hamburgut erdhën nga sulmet në qendër të mbrojtjes mike, çka tregon edhe një herë peshën që kishte 30-vjeçari në prapavijën e Këlnit.

Për të mësuar kundërshtarin në çerekfinale, Hamburgu duhet të presë shortin që do të përcaktojë tetë ekipet e kualifikuara në katër çifte.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"