VIDEO/ Mavraj dhe Abrashi ndajnë nga një pikë në derbin e mbijetesës në Gjermani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2017 | 22:32

VIDEO/ Mavraj dhe Abrashi ndajnë nga një pikë në derbin e mbijetesës në Gjermani

Frajburgu dhe Hamburgu, hapën këtë javë të Bundesligës në Gjermani. Ekipet e Abrashit dhe Mavrajt, gjenden të dyja në fundin e tabelës, dhe ky derbi mes shqiptarësh, vlente edhe për mbijetesën.

mavraj hamburg

Ndeshja përfundoi në shifrat e bardha, 0-0. Në fushë për Hamburgun, që nga minuta e parë ishte Mërgim Mavraj, ndërsa Abrashi tek Frajburgu vazhdon ende i dëmtuar, dhe nuk u grumbullua fare as për këtë ndeshje.

Tashmë Hamburgu qëndron në vendin e 15-të, me 14 pikë në total, ndërsa Frajburgu një vend më poshtë, dhe ka grumbulluar 12 pikë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"