VIDEO / Mata-Toçi, e ardhmja e Shqipërisë jep spektakël me gola për Sasuolon e Fiorentinën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2022 | 0:19

VIDEO / Mata-Toçi, e ardhmja e Shqipërisë jep spektakël me gola për Sasuolon e Fiorentinën

Seria A nuk është i vetmi kampionat në Itali ku futbollistët e përfaqësueseve shqiptare po shkëlqejnë. Edhe në futbollin e moshave në Itali ka shumë emra të talentuar të përfaqësueseve kuqezi të cilët po tregojnë vlerat e tyre, duke spikatur si emra shumë cilësorë.

asdasdasd

Asan Mata dhe Eljon Toçi janë dy emrat të cilët luajnë me ekipet e moshave të klubeve të njohura në Itali, përkatësisht Sasuolo dhe Fiorentina. Këtë të dielë, të dy futbollistët e përfaqësueses U19 kanë gjetur rrugën e rrjetës me skuadrat e tyre në kampionatin italian.

Mata ka shënuar golin e avantazhit në suksesin 2-1 të Sasuolos në transfertë ndaj Xhenoas, duke u konfirmuar si një nga talentet më premtues të kësaj grupmoshe.

Ndërsa Toçi, ka shënuar në barazimin 2-2 të Fiorentinës ndaj Kaljarit, duke u konfirmuar si një qendërsulmues tipik, i cili ka filluar të shihet edhe si alternativë për sulmin e Shqipërisë U21.

PANORAMASPORT. AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"