VIDEO/ Masakroi boshnjakun që në raundin e parë, kiksboksieri shqiptar arrin një tjetër fitore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 11, 2018 | 15:58

VIDEO/ Masakroi boshnjakun që në raundin e parë, kiksboksieri shqiptar arrin një tjetër fitore

Kikboksieri i famshëm shqiptar, Florian Marku, mori një fitore të rëndësishme, në një atmosfertë të jashtëzakonshme në Linz të Austrisë, ndaj kundërshtarit boshnjak Dzevad Mutfiç.

florian marku kikboks

Sekondat e para ishin të vështira për shqiptarin, i cili u gjend në vështirësi pas një kapje të kundërshtarit, i cili pretendoi edhe për një dorëzim të Markut. Pas pamjeve filmike, gjyqtari vendosi vazhdimin e ndeshjes. Marku reagoi menjëherë duke i lëshuar një goditje të fortë në fytyrë kundërshtarit, i cili përfundoi i gjakosur.

florian marku

Më pas, nuk vonoi edhe dorëzimi i tij, duke i dhënë fitoren e radhës Markut, i cili ka bërë krenar me mijëra mbështetës që e ndoqën në Linz të Austrisë, por jo vetëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"