VIDEO/ “Masakër” në Shkodër, Vllaznia kalon në çerekfinale me 8 gola. Elbasani prek fundin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2020 | 23:19

VIDEO/ “Masakër” në Shkodër, Vllaznia kalon në çerekfinale me 8 gola. Elbasani prek fundin

Vllaznia kualifikohet për në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë duke shpartalluar Elbasanin 8-0 në “Loro Boriçi”.

vllaznia elbasani

Edhe pse pritej që ekipi i Brdariç të kualifikohej në raundin tjetër  të Kupës, nuk mendohej se shkodranët do të realizon plot 8 herë ndaj Elbasanit. Shkodranët shënuan në çdo pjesë nga 4 herë, kurse Adili me Da Silvan bënë dopietë personale.

Nga ana tjetër, Elbasani ka bërë ndoshta nisjen më të keqe në historinë e tij, ku në 3 ndeshje (pa llogaritur kualifikimin ndaj Luftëtarit 0-3) kanë pësuar 15 gola.

da silva vllaznia

Pas Kukësit, Partizanit, Skënderbeut, Dinamos, Korabit dhe Teutës, Vllaznia bëhet ekipi i shtatë që kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.

FT| Vllaznia-Elbasani 8-0
Dilaver 4′, Imeri 15′ (p), 40′, Dunga 29′, Mandiangu 67′, Çoba 75′, Da Silva 83′, 88′

goli i peste i vllaznise mandiangu on Vidnews.

IMERI GOLI I KATERT I VLLAZNISE on Vidnews.

goli i trete i vllaznise on Vidnews.

 

imeri goli i dyte i vllaznise on Vidnews.

 

dilaver gol ndaj elbasanit on Vidnews.

FORMACIONET ZYRTARE

VLLAZNIA: Zogoviç, Shehi, Adili, Isufi, Jonuzi, Krymi, Hoxhaj, Imeri, Dilaver, Dunga. Trajner: Tomas Brdariç.

ELBASANI: Moli, Dushaj, Selimi, Baro, Nuri, Karati, da Silva Zhunior, Haka, Malaj, Ballgjini, Duka. Trajner: Shkëlqim Lleshanaku.

125228616_2687557478161030_7034917662262940242_o

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"