Video/ Martinez një alien, Interi feston ndaj Atletikos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 12, 2018 | 10:59

Video/ Martinez një alien, Interi feston ndaj Atletikos

Interi merr një fitore të rëndësishme ndaj Atletikos së Madridit. Në fakt rëndësia e vetme e këtij takimi ishte për të parë gjendjen e skuadrës ndaj një kundërshtari të fortë. Zikaltrit shënuan me anë të Lautaro Martinezit në të 31-ën minutë.

1015126498-251-U202182049561u1H-U290939524032cD-620x349@Gazzetta-Web_articolo

Argjentinasi goditi fluturimthi një top të krosuar nga Asamoah. Ikardi dha shenja jete, duke premtuar një sezon të madh. Kapiteni edhe pse nuk shënoi ndaj spanjollëve, ndihmoi shumë skuadrën në fazën e krijimit të aksioneve. Spaleti luante pa disa nga lojtarët e tij më të mirë. Naingolan dhe Perisiç nuk udhëtuan me skuadrën. Blerja më e re Vrsaliko gjithashtu qëndroi në Milano. Tani Interi është gati për të startuar kampionatin më datë 19 gusht, ndeshja e parë do të jetë ndaj Sasuolos në transfertë ku zikaltrit shpresojnë të marrin një rezultat pozitiv.

PJESA E PARË Interi nis mirë lojën, duke kërkuar të zërë në befasi skuadrën e Atletikos që mbrohet mirë. Loja është e shpejtë me sulme nga të dyja krahët. Diego Kosta kërkon të vërë në vështirësi Handaniviç, por pa sukses. Miranda dhe Skriniar janë një mur i vërtetë. Brozoviç gjuan nga distanca, por Oblak është në pozicion dhe pret. Në minutën e 31-të, Interi kalon me avantazh. Pas një kundërsulmi të shpejtë nga krahu i majtë, Asamoah kroson në zonë dhe aty Lautaro Martinez ngrihet në “fluturim” dhe godet saktësisht me gjysmëroveshatë, me topin që përfundon në trekëndëshin e majtë të portierit polak. Një gol që merr duartrokitjet e të gjithë tifozëve në stadiumin “Vanda Metropolitan”. Skuadra e Diego Simeones gjen golin e barazimit 10 minuta më pas, por goli anulohet nga “VAR”. Teknologjia është një risi këtë sezon në kampionatin spanjoll. Pjesa e parë përfundon me avantazhin e zikaltërve.

404924_TS_11-08-18_5337716523_

PJESA E DYTË Spanjollët janë më kërkues dhe rrezikojnë disa herë portën e skuadrës zikaltër. Simeone kërkon presing të lartë nga skuadra, e cila mundohet t’i afrohet portës së Handanoviçit. Në të 57′ është sërish Martinez që godet me kokë nga një rivënie këndore, por topi kalon ngjitur me shtyllën. Trajnerët e të dyja skuadrave freskojnë ekipin e tyre, duke futur në lojë lojtarë nga stoli. Atletiko ka rastin më të mirë në të 88′ kur Handanoviç shpëton portën nga një gol i sigurt. Pjesa e mbetur e lojës nuk sjell asnjë rast të rrezikshëm dhe ndeshja përfundon me rezultatin e 0-1 për skuadrën e Luçiano Spaletit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"