Video / Marsial dhe një mesazh që tregon pak më shumë se sa duhet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2016 | 22:55

Video / Marsial dhe një mesazh që tregon pak më shumë se sa duhet

Antoni Marsial po çlodhet pas pjesëmarrjes jo edhe aq të suksesshme të tij në Euro 2016, para se të kthehet te Mançester Junajtid dhe të vihet nën urdhërat e Zhoze Murinjos.

martial-1

Francezi, nëpërmjet një videoje të postuar në rrjetet sociale, dëshironte t’u tregonte fansave të tij se gjendej në një vend përrallor, duke marrë rreze dielli afër një pishine, ndërsa dëgjonte muzikën e DJ Khaled në laptop.

A video posted by Anthony Martial (@martial_9) on


Në këtë video, dukej sikur sulmuesi ishte vetëm, por po të shihet me vëmendje reflektimi në një panel xhami, kuptohet se situata nuk është ashtu siç duket.

sport-preview-martial1

Në të njëjtin vend ku gjendet Marsial është edhe një femër e zhveshur, e cila po merr rreze dielli, një pamje që me siguri Marsial nuk dëshironte t’ia tregonte të gjithë botës. Në pamje nuk dallohet nëse femra në fjalë është bashkëshortja e tij, Samanta, apo dikush tjetër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"