VIDEO/ Marshim 4 orë para startit të ndeshjes, “Tirona Fanatics” zbulon detajet e fundit: Bashkohuni kortezhit për spektaklin e radhës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2019 | 18:04

VIDEO/ Marshim 4 orë para startit të ndeshjes, “Tirona Fanatics” zbulon detajet e fundit: Bashkohuni kortezhit për spektaklin e radhës

Kryeqytetit do të mbajë frymën mbrëmjen e nesërme, teksa në orën 19:00, do të luhet në stadiumin e ri “Air Albania”, derbi mes Partizanit dhe Tiranës.

Tifozet e Tiranes

Atmosfera pritet të jetë spetakolarë në tribuna, teksa numri i tifozëve në shkallët e stadiumit do të jetë i konsiderueshëm. Të 2 tifozeritë kanë përgatitur koreografitë e tyre speciale. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, tifogrupi bardheblu, “Tirona Fanatics”, ka dhënë detajet e fundit për ndeshjen e nesërme, teksa do të marshojnë në orën 15:00, 4 orë para startit të sfidës, nga qendra drejt stadiumit “Air Albania”.

POSTIMI I “TIRONA FANATICS”:

Nesër, në orën 15:00 nga qëndra e Kryeqytetit, nisemi te gjithe bashkë drejt stadiumit…

TF fton të gjjthë bardheblutë ti bashkohen kortezhit, për spektaklin e rradhës.

Nesër ne 15:00, për Tironën, për Kryeqytetin..

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"