VIDEO/ Markizio te Zeniti, futbollistët i dhurojnë mirëseardhjen me… shpulla

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2018 | 20:25

VIDEO/ Markizio te Zeniti, futbollistët i dhurojnë mirëseardhjen me… shpulla

Klaudio Markizio u largua nga Juventusi pas shumë vitesh. Emri i tij u përfol nga shumë ekipe, por në fund ai zgjodhi të vazhdonte karrierën e tij te Zeniti në Rusi. 32-vjeçari ka rritur ndjeshëm pritshmëritë e tifozëve për klubin e tyre.

Marikizio-1-750x430

Në stërvitjen e parë të tij, futbollistët i kanë uruar mirëseardhjen në ekip në mënyrën e tyre. Ata kanë formuar një rresht në 2 krahë ku Markizio kalonte në mes dhe të gjithë e godisnin me shpulla. Ky është një ritual që ndiqet gjithmonë te Zeniti dhe nuk i ka shpëtuar as italiani. Më poshtë video:

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"