VIDEO/ “Marina, Marina…”, Starova i qan këngët italiane. Drejtori i Teutës në versionin… artist

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 31, 2020 | 22:40

VIDEO/ “Marina, Marina…”, Starova i qan këngët italiane. Drejtori i Teutës në versionin… artist

Në darkën e fundvitit të organizuar nga klubi i Teutës, Sulejman Starova, drejtori i klubit durrsak, ka shpalosur talentin e tij në këngë! Dihet që “Bobi” është një admirues i muzikës italiane, por jo vetëm!

pjimage

Atij i pëlqen edhe stili i futbollit italian, kuzhina dhe padyshim gjuha italiane!

Dje ka kënduar me miqtë e tij këngën “Marina” të kantautorit Roko Granata.

Si gjithmonë, ish-trajneri i Partizanit dhe shumë skuadrave të tjera në kampionatin shqiptar di të shkëlqejë brenda dhe jashtë fushe.

Fitorja 0-3 ndaj Kukësit dje në “Elbasan Arena” ka kthyer gëzimin në kampin durrsak, teksa Teuta e sheh veten në fund të 2020-ës në vendin e dytë me 6 pikë më pak se Vllaznia kryesuese duke bërë një kapërcim të jashtëzakonshëm me triumfin e fundit në renditje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"