VIDEO/ Mara shënon supergol! Skënderbeu “ngrin” në fund, Laçi i gëzohet pikës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2020 | 23:49

VIDEO/ Mara shënon supergol! Skënderbeu “ngrin” në fund, Laçi i gëzohet pikës

Është mbyllur në barazim 1-1 sfida mes Skënderbeut dhe Laccit e vlefshme  për javën e gjashtë të Kategorisë Superiore.

bandicam 2020-12-05 15-14-53-336

Korçarët i shkuan shumë pranë fitores, falë supergolit të Uerdi Marës në minutën e 72-të, ndërkohë që kurbinasit barazuan shifrat në minutën e dytë shtesë me anë të sulmuesi Harmon.

bandicam 2020-12-05 15-35-16-720

Një barazim ky që për nga mënyra si shkoi loja, gëzon më shumë laccianët e Nicës, edhe pse këta të fundit vinin si favoritë në fillimin e sfidës.

FT: SKËNDERBEU-LAÇI 1-1

Mara 72′ / Harmon 90+2 

KOMENTI LIVE: 

Përfundon takimi. 

90+3′ Pranë golit të dytë Laçi me Deliun, që në afërsi të pikës së penalltisë ka gjuajtur jashtë kuadratit.

90+2′ GOOOOL LAÇI 1-1/ Vendoset baraspesha në Korçë, Harmon shënon në portën e Dajsinanit, pas asistit të Mazrekajt. 

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

85′ Momente të vështira për korçarët, Laçi hidhet në sulm në kërkim të golit të barazimit.

82′ Dy zëvendësime te Skënderbeu, largohen Mara dhe Taipi në vend të tyre, Shabani dhe Tereziu.

76′ Zëvendësim edhe te Laçi, largohet Shehu, vendin e tij e merr Harmon.

73′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet nga fusha Douona, vendin e tij e merr Pusi.

72′ GOOOOL SKËNDERBEU 1-0/ Supergoli i talentit Mara, korçarët kalojnë në avantazh. Me një goditje të kalibruar me të majtën nga jashtë zonës, 21-vjeçari e ka dërguar topin në trekëndësh. Goli i parë në Superiore me fanellën e Skënderbeut për Marën. 

68′ Bicaj largon në goditje nga këndi një harkim të rrezikshëm të Turkajt nga e majta.

63′ Obanor ndëshkohet me karton të verdhë, për ndërhyrje të gabuar ndaj Marës.

62′ Aksion i bukur i Skënderbeut, Meksi provon të shërbejë në qendër të zonës, por Ignjatoviç largon në Korçare. Rrit presionin skuadra korçare.

56′ Qaqi ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.

52′ Mensah jep shkëndijën e parë, gjuajtja e sulmuesit afrikan shkon ngjitur me shtyllën.

46′ Startojnë pjesët e dyta, Nica kryen 2 zëvendësime, largohen Lushkja dhe Kërçiku, vendin e tyre e marrin Obanor dhe Mazrekaj.

Mbyllet pjesa e parë. 

45′ Laçi fiton goditjen e 5-të nga këndi në këtë pjesë të parë.

40′ Tjetër tentativë e Uerdi Marës, por ndalet nga mbrojtësit Selmani dhe Ignjatoviç, mbrohen mirë kurbinasit.

38′ Minuta mjaft të bukura, për të dyja skuadrat që kërkojnë me ngulm golin e avantazhit.

34′ Fantastik portieri Dajsinani, që ndal me këmbë një gjuajtje të Shehut në hyrje të zonës.

33′ Tjetër mundësi e Skënderbeut. Douna, provon me një gjuatje nga jashtë zonës, topi devijohet nga Mensah, por shkon drejt e në duart e Sherrit. Me fat gardiani shkodran.

32′ Pranë golit Skënderbeu me Marën, tentativa e talentit të skuadrës korçare, u ndal në fund nga Ignjatoviç që largoi topin në këndore.

26′ Kundërsulm i rrezikshëm i Skënderbeut me Rrapajn dhe Mensah, por nuk e shfrytëzojnë siç duhet korçarët.

22′ Mensah provon me një gjuajtje të rrezikshme, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

20′ Kurbinasit marrin frenat e lojës dhe shfaqen më të qartë në manovrën e tyre, korçarët janë disi më të tërhequr dhe provojnë me kundërsulme, por pa sukses.

12′ Pranë golit Laçi me Albion Markun, tentativa e tij brenda zonës devijohet nga portieri Dajsinani në këndore.

10′ Redon Xhixha provon të befasojë me kokë, gjuajtja e tij shkon mbi kuadrat.

5′ Korçarët më kërkues në këto minuta të para.

1′ Ka startuar sfida në Korçë!

FORMACIONET ZYRTARE: 

Skënderbeu 3-5-2: Dajsinani, Bicaj, Qaqi, Vitija, Meksi, Taipi, Douona, Rrapaj, Dumfour, Mara, Mensah. Trajner: Julian Ahmantaj.

Laçi 4-3-3: Sherri, Marku, Kërçiku, Selmani, Ignjatovic, Musta, Shehu, Deliu, Lushkja, Xhixha, Nuabueze. Trajner: Stavri Nica.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"