VIDEO/ Mane vjen nga stoli dhe i jep fitoren ekipit të tij, Liverpuli vazhdon marshimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2020 | 20:29

VIDEO/ Mane vjen nga stoli dhe i jep fitoren ekipit të tij, Liverpuli vazhdon marshimin

Liverpuli i Jyrgen Klop, nuk ka ndërmend të ndalet këtë sezon në kampionat, teksa ditën e sotme ka regjistruar fitoren e radhës.MANE

“The Reds”, mposhtën me rezultatin 1-0 Noruiçin në transfertë ditën e sotme, duke vazhduar të qetë rrugën drejt titullit kampion. Të besuarit e Klop e dominuan ndeshjen nga fillimi deri në fund, ndonëse hasën vështirësi për të mbërritur te goli.

Pjesa parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa e dyta nisi me Liverpulin përsëri që kërkonte të gjente rrjetën. Ishte Sadio Mane që i dha fitoren ekipit të tij, teksa u aktivizua nga stoli në minutën e  60’ dhe shënoi golin e fitores në minutën e 78’. LIVE

Me këtë fitore Liverpuli shkon në kuotën e 76 pikëve, 24 pikë i shkëputur nga vendi i dytë, duke e vënë kështu një dorë te titulli kampion.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"