VIDEO/ Mandzukiç kalon me sukses vizitat mjekësore, ja kur pritet zyrtarizimi si lojtari më i ri i Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2021 | 14:24

VIDEO/ Mandzukiç kalon me sukses vizitat mjekësore, ja kur pritet zyrtarizimi si lojtari më i ri i Milanit

Është dita e Mario Mandzukiç tek Milani. Mbrëmjen e kaluar gjiganti kroat zbarkoi në aeroportin “Linate”-s me një fluturim privat dhe sot, herët në mëngjes, filloi procedurat për vizitat mjekësore.

MANDZUKIC

Sulmuesi 34-vjeçar, i cili ka qenë i preferuari i Masimiliano Alegrit tek Juventus për vite me radhë, mbërriti pak para orës 09:00 të mëngjesit në klinikën “La Madonnina” për të kryer ekzaminimet mjekësore, të cilat përfunduan rreth orës 13:15, pasuar nga testi i përshtatshmërisë në klinikën “Ambrosiana”.

Mandzukiç do të nënshkruajë një kontratë 6-mujore ditën e nesërme me kuqezinjtë për 1,8 milionë euro neto, me një opsion rinovimi automatik në rast të një kualifikimi të mundshëm të Milanit në Champions, dhe zyrtarizimi pritet të ndodhë në orët në vijim.

Ai do të ketë rolin e zëvendësit të Ibrahimoviç, por duke ditur cilësitë e kroatit nuk është çudi që ai do të luftojë që të ketë gjithmonë një pozicion stabël titullari.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"