VIDEO/ Mançesterit i mjafton Ronaldo dhe Lingard, Brajtoni triumf për vendin e tretë në Premier Ligë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2021 | 17:10

VIDEO/ Mançesterit i mjafton Ronaldo dhe Lingard, Brajtoni triumf për vendin e tretë në Premier Ligë

Mançester Junajtid ka marrë një fitore shumë të rëndësishme duke mposhtur 1-2 në transfertë rivalët e Uest Hemit.

mançester Junajtid

Golin e parë të takimit e shënuan vendasit me Benrama në minutën e 30-të të takimit, por pesë minuta më vonë Kristiano Ronaldo vendosi baraspeshën duke dërguar ‘’djajtë’’ të qetë në dhomat e zhveshjes.

Pjesa e dytë ishte pa shumë ritëm, ku u desh të vinte minuta e 89-të e takimit për Junajtid që të shënonte golin e fitores. Lingard, i aktivizuar në fushë në minutën e 73-të shfrytëzoi mjaft mirë një pasim të mesfushorit Matiç, duke i dhënë tre pikë skuadrës së Solskjaer.

Në sfidën tjetër, Brajtoni mposhti 2-1 Lestërin duke u konfirmuar si surprizë këtë sezon pasi vendasit ngjiten në vendin e tretë në renditje duke lënë pas Mançester Sitin, Çelsin e Totenhemin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"