VIDEO/ Mançesterit i mjafton një gol, Totenhemi hap fals ndaj Uest Bromuiç

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2017 | 18:32

VIDEO/ Mançesterit i mjafton një gol, Totenhemi hap fals ndaj Uest Bromuiç

Mançesteri i Junajtidit mori tri pikë të rëndësishme në javën e 13-të të Premier Ligës, edhe pse mundi vetëm 1-0 Brajtonin. Një gol i Eshli Jang, i mjaftoi djajve të Murinjos, të mbeten në vendin e dytë, me 29 pikë.

mancester

Totenhemi hodhi një hap fals sot, teksa nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në shtëpi ndaj Uest Brom. Londinezët e panë veten në disavantazh që në minutën e 4-t. Vetëm një gol i Herri Kejn në minutën e 74-t, nuk i mjaftoi që të shkonin tek fitorja.

Në sfidat e tjera, Uatford fitoi 0-3 ndaj Njukasëll, Kristal Palas shënoi një fitore me përmbysje, 2-1 ndaj Stouk Siti, ndërsa pa gola u mbyll takimi mes Suonsi dhe Bornemuth.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"