VIDEO/ Mançesteri thyen surprizën Uatford, Murinjo merr frymë në Angli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2018 | 20:25

VIDEO/ Mançesteri thyen surprizën Uatford, Murinjo merr frymë në Angli

Mançester Junajtid arriti një fitore të rëndësishme në një periudhë aspak të qetë që po kalon. Në transfertë ndaj Uatfordit, surprizë e këtij fillim kampionati, të besuarit e Murinjos fituan me shifrat 1-2.

mancester junajtid

Lukaku dhe Smolling, shënuan të dy golat për “djajtë”, në vetëm tre minuta. I pari ishte sulmuesi belg që zhbllokoi rezultatin, në minutën e 35-të, ndërsa më pas dyfishoi edhe Smolling.

Vendasve, që kishin fituar katër ndeshjet e para radhazi, nuk i mjaftoi goli i vetëm shënuar nga Grei në minutën e 65-të, dhe kështu pësojnë humbjen e parë për këtë sezon. Pas javës së pestë në Premier Ligë, Uatfotdi qëndron në vendin e katërt, me 12 pikë, ndërkohë që vetëm vendi i tetë për Junajtid, në kuotën e 9 pikëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"