VIDEO/ Mançester Siti rikthehet tek fitorja, mund Fulhamin në “Etihad”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2020 | 17:51

VIDEO/ Mançester Siti rikthehet tek fitorja, mund Fulhamin në “Etihad”

Përfundon sfida midis Mançester Sitit dhe Fulhamin me fitoren e “The Citizens” 2-0 në stadiumin “Etihad”.

mancester siti

Golat u shënuan nga Rahëm Stërling në minutën e 5’ dhe nga Kevin De Bryne në të 26’ me penallti.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola rikthehet tek fitorja pas barazimit pa gola në Champions ndaj Portos në shtëpinë e këtyre të fundit.

Mançester Siti me këtë fitore renditet në vendin e 4 me 18 pikë, ndërsa Fulhami noton në ujëra të turbullta duke u renditur në vendin e 17 me 7 pikë.
-Goli i Stërling

-Goli i De Bryne

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"