VIDEO/ Mançester Siti nuk përfiton nga gabimi i Arsenalit, mundet nga Totenhem dhe vazhdon rekordin e padëshiruar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2023 | 19:36

VIDEO/ Mançester Siti nuk përfiton nga gabimi i Arsenalit, mundet nga Totenhem dhe vazhdon rekordin e padëshiruar

“Tottenham Hotspur Stadium” vazhdon të jetë i mallkuar për Mançester Sitin i cili sot ka humbur një mundësi të artë për të ngushtuar diferencën me Arsenalin kryesues të Premier Ligës. Skuadra e Pep Guardiolës ka dalë përsëri e mposhtur për më tepër pa shënuar asnjë gol në këtë impiant që kur Totenhemi filloi të luante aty.

kejn

Në ndeshjen e sotme, ndonëse Totenhem nuk vinte me petkun e favoritit, zgjidhi gjithçka shumë shpejt me golin e Herri Kejn në minutën e 15 dhe pastaj administroi me qetësi avantazhin. Mahrez ishte ai i cili iu afrua më shumë golit për miqtë por goditi shtyllën në fundin e pjesës së parë.

Më pas ishte Siti që dominoi duke krijuar raste sidomos me Alvarez, por pa ia dalë të tundte rrjetën, duke e mbyllur këtë ndeshje me një disfatë që e lë përsëri 5 ligë larg Arsenalit në renditje.

ddfdfsdf

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"