VIDEO/ Mançester Siti nuk di të ndalet, skuadra e Guadiolës “shtyp” edhe Evertonin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2021 | 23:18

VIDEO/ Mançester Siti nuk di të ndalet, skuadra e Guadiolës “shtyp” edhe Evertonin

Mançester Siti nuk di të ndalet në kampionat, teksa ditën e sotme kanë regjistruar fitoren e radhës. Të besuarit e Guardiolës kanë mposhtur me rezultatin 1-3 Evertonin në transfertë, duke ecur kështu të qetë në krye të  renditjes.

d4245829495c5b7609ce57b04b748108o2

Foden zhbllokoi sfidën, duke shënuar në minutën e 32’, por vetëm 5 minuta më vonë, Riçarlison vendosi baraspeshën, e cila zgjati deri në minutën e 63’, kur Mahrez shënoi të dytin për Sitin.

Pas këtij goli, skuadra e Ançelotit u duk e pafuqishme për të reaguar, teksa Bernardo Silva iu dha edhe goditjen finale, teksa në minutën e 77’, përfiton nga një asist i Zhezus, për ta dërguar topin në fundin e rrjetës.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"