VIDEO/ Mançester Siti nuk di të ndalet, mposht në shtëpi Uest Hemin dhe korr suksesin e 20-të rradhazi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2021 | 15:30

VIDEO/ Mançester Siti nuk di të ndalet, mposht në shtëpi Uest Hemin dhe korr suksesin e 20-të rradhazi

Mançester Siti nuk di të ndalet teksa korr suksesin e 20 rradhazi në të gjitha kompeticionet dhe të 14-ën rradhazi në Premier Ligë, teksa mposhti në “Etihad Stadium” skuadrën e Uest Hemit me rezultatin 2-1.

mancester siti

Për skuadrën e Pep Guardiolës realizuan dy qendërmbrojtësit Ruben Dias dhe Xhon Stons, respektivisht në minutat 30′ dhe 68′.

Me këtë sukses, “The Citizens” thellojnë diferencën e pikëve me skuadrën tjetër nga Mançesteri në +13 pikë me Junajtid e cila pret të zhvillojë ndeshjen e saj.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"