VIDEO/ Mançester Siti nuk di të ndalet, likuidon Totenhemin në një… fushë patatesh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 29, 2018 | 23:00

VIDEO/ Mançester Siti nuk di të ndalet, likuidon Totenhemin në një… fushë patatesh

Mançester Siti rimori vendn e parë në renditjen e Premier Ligës, teksa mposhti me rezultatin 0-1 në transfertë, Totenhemin, në ndeshjen e zhvilluar në “Ëembley”, në një fushë aspak të mirë.

mancester siti

Siti dominoi sfidën duke marrë një fitore të rëndësishme ndaj një rivali direkt, ku mjaftoi Riad Mahrez, i cili që në minutën e 6-të kaloi të tijtë në avantazh, i cili nuk gaboi para portierit Loris, pas një pasimi nga Sterling.

Herri Kejn kishte mundësi të barazonte rezultatin pak minuta më pas, por gaboi i vetëm me Edreson. Edhe në pjesën e dytë, ekipi i Guardiolës kontrolloi ndeshjen, edhe pse në 10 minutat e fundit, vendasit patën një rast të artë me Lamelën. Në fund, 3 pikë për Sitin që tashmë me Livepulin gjenden në kuotën e 26 pikëve pas 10 javësh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"