VIDEO/ Mançester Siti nis mbrojtjen e titullit, 3 pikë bindëse në transfertë ndaj Arsenalit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 12, 2018 | 19:00

VIDEO/ Mançester Siti nis mbrojtjen e titullit, 3 pikë bindëse në transfertë ndaj Arsenalit

Mançester Siti e ka nisur me fitore sezonin e ri futbollistik. Në ndeshjen e parë në Premier League ndaj Arsenalit, të besuarit e Guardiolës fituan në transfertë, me shifrat e pastra 0-2.

bernardo silva

Nga një gol për secilën pjesë, mjaftoi për “qytetarët”, që të merrnin 3 pikët e para dhe të konfirmohen edhe për sezonin e ri si pretendentë, duke e nisur kështu me një fitore ndaj një rivali si Arsenali.

Sterling në minutën e 14-të, dhe Silva në të 64-tën, vulosën gjithçka, me Sitin që bëri gjithçka mirë, dhe nuk e vuri në diskutim për asnjë moment këtë ndeshje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"