VIDEO / Mançester Siti nënshtron kampionët, vazhdon kryesimi përkrah me Junajtid

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 30, 2017 | 20:41

VIDEO / Mançester Siti nënshtron kampionët, vazhdon kryesimi përkrah me Junajtid

Një gjuajtje perfektë nga jashtë zonës e Kevin De Bryjn i ka dhënë Mançester Sitit një triumf shumë të rëndësishëm në fushën e Çelsit, për të vazhduar kryesimin përkrah Mançester Juanjtid në Premier Ligë.

44E65CD100000578-4936824-image-m-79_1506796288387

Në supersfidën e sotme në “Stamford Bridge”, skuadra e Guardiolës dhuroi një paraqitje shumë të mirë, por për të gjetur rrjetën u desh të pritej pjesa e dytë e ndeshjes, kur pas një kombinimi me Gabriel Zhesus, De Bryjn gjeti rrjetën me një diagonale të fuqishëm që u ndalua pas krahëve të Kurtua dhe rezultoi goli i vetëm i kësaj sfide.

Nëse për Mançester Sitin kjo fitore 1-0 do të thotë pozicionim me pikë të barabarta me Junajtid në majën e tabelës, për Çelsin humbja nënkupton se në këtë sezon ka lënë më shumë pikë në shtëpi (8) në katër ndeshje, sesa në të gjithë sezonin e kaluar (6).

Më herët, Mançester Junajtid kishte mundur pa probleme 4-0 Kristal Palas, skuadrën që vazhdon pas 7 javësh kampionat të mos regjistrojë asnjë pikë dhe asnjë gol të shënuar.

Edhe Totenhem bëri detyrën, duke mundur me të njëjtat shifra Hadërsfilld, falë një tjetër paraqitje mbresëlënëse të Herri Kejn.

Ndeshjet

Hadërsfilld-Totenhem 0-4
9′, 23’ Kejn, 16’ Dejvis, 90’ Sisoko

Bornmauth-Leister 0-0

Mançester Junajtid-Kristal Palas 4-0
3’ Mata, 35’, 49’ Fellaini, 86’ Lukaku

Stouke Siti-Sauthempton 2-1
40’ Diuf, 85’ Krauç / 75′ Joshida

Uest Bromuiç-Uotford 2-2
18’ Rondon, 21’ Evans / 37’ Dukure, 90’ Riçarlison

Uest Hem-Suonsi 1-0
90’ Sakho

Çelsi-Mançester Siti 0-1
67’ De Bryjn

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"