VIDEO/ Mançester Siti bën Realin të duket normal! I shënon 4 skuadrës së Ançelotit dhe kthehet në finalen e Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2023 | 0:13

VIDEO/ Mançester Siti bën Realin të duket normal! I shënon 4 skuadrës së Ançelotit dhe kthehet në finalen e Champions

Mançester Siti do të jetë rivalja e Interit në finalen e Ligës së Kampioneve. Skuadra e Pep Guardiolës është kthyer përsëri në finalen e madhe pas dy vitesh, pasi i ka dhënë një leksion futbolli kampionëve në fuqi të Real Madrid.

siti

Sfida thuajse nuk kishte histori, pasi që nga starti i saj ishte vetëm ekipi anglez në kontroll. Dy gola të njëpasnjëshëm të Bernardo Silvës brenda pak minutash e bënë gjithçka edhe më të thjeshtë për vendasit, të cilët mund të kishin regjistruar shifra më të thella nëse Haland do të tregohej i saktë para portës.

Në fraksionin e dytë të lojës pritej reagimi i Realit, por ai ishte shumë i vakët dhe Siti vazhdoi të krijonte më shumë e të prodhonte raste. Si rrjedhojë erdhi edhe goli i Akanzhi me ndihmën e devijimit të Militaos, duke vulosur fatinë  kualifikimit e mbyllur çdo diskutim. Goli në fund i Alvarez ishte për të treguar se Guardiola kishte edhe armë të tjera në pankinë këtë radhë dhe do të shkojë në finalen e Stambollit me petkun e favoritit kryesor.

MANÇESTER SITI 4-0 REAL MADRID
23′, 37′ B. Silva, 76′ Akanzhi, 90’+1′ Alvarez

NGJARJET KRYESORE

90’+5′ Mbyllet ndeshja me fitoren 4-0 të Sitit

90’+1’ GOOOL SITI! Alvarez, i aktivizuar në vend të Haland, nuk fal me rastin e parë që i shfaqet pas një pasimi të artë të Foden.

82’ Madrilenët shpërdorojnë, teksa shfaqen me Benzema dhe Lukas Vazkez para Ederson, por ndalen nga portieri me ndërhyrjet e tij.

79’ Gyndogan i lë vendin Mahrez në atë që është zëvendësimi i parë i Guardiolës në dy ndeshjet.

76’ GOOOL Siti! Vjen edhe goditja që i vendos vulën ndeshjes, me Akanzhi i cili me kokë çon në portë një goditje dënimi të De Bryjn, falë edhe devijimit të Militao.

74’ Haland humb mundësinë e artë për të mbyllur ndeshjen kur i vetëm para Kurtua hipnotizohet përsëri nga belgu. Gjuajtja e tij devijohet nga gardiani i Realit dhe sfera pasi prek pjesën e sipërme të traversës, shkon jashtë.

68’ De Bryjn nga e djathta nis një harkim në zonë për Haland, sfera kalon para portës së Kurtua pa u devijuar as nga Militao.

63’ Ançeloti largon nga fusha Modriç dhe aktivizon Rudiger.

60’ Një përplasje e topit në zonë çon sferën në këmbët e Gyndogan, por ai nuk ia del të gjuajë dhe mbrojtja e spanjollëve largon rrezikun.

56’ Karvahal detyrohet të ndalë me forcë Grilish pranë vijës anësore, duke u ndëshkuar me karton të verdhë.

54’ Gyndogan dhe Grilish mundohen të shfaqen në pozicion gjuajtje në të majtën, por tentativat e tyre bllokohen nga mbrojtësit e Realit.

52’ Alaba tenton me një goditje dënimi direkt në portën e anglezëve, Ederson kalon sferën mbi traversë.

50’ Karvahal ul mirë një top për Benzema, por gjuajtja e francezit ndalet nga Ruben Diaz.

48’ Reali mundohet të tregohet më ngulmues në këto minuta. Megjithatë, vendasit nuk lënë hapësira për të rrezikuar para portës së Ederson.

46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes pa zëvendësime.

45’+1′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

45′ Silva godet me të majtën drejt portës, topi shkon drejt e në duart e Kurtuasë.

37′ GOOOL MANÇESTER SITI 2-0! Gyndogan godet drejt portës, Kurtua e pret dhe shërben si asist për Bernardo Silvën. Portugezi godet me kokë duke shënuar golin e dytë për vendasit.

35’ Kros lëshon predhën me të djathtën nga distanca, por traversa i mohon golin e sigurt.

33’ Rodrigo kërkon të gjejë Benzemanë me një top të gjatë, por Ederson parashikon lëvizjen dhe ndërhyn në kohë.

32’ Vinicius avancon me topin drejt zonës, Uoker e mbyll mjaft mirë duke larguar rrezikun.

27’ Haland krijon hapësirë dhe tenton të kapë në befasi Kurtuan me një top të gjatë, por nuk arrin të shënjestrojë si duhet.

23’ GOOOL MANÇESTER SITI 1-0! De Bryjn kroson drejt Bernardo Silvës, i cili tregon gjakftohtësi të shkëlqyer brenda zonës duke mposhtur Kurtuan.

19’ De Bryjn gjuan nga goditja e dënimit, topi shkon shumë pranë shtyllës së majtë.

16’ De Bryjn tenton të krosojë në zonë për Haland, por Militao ndërhyn në kohë dhe largon rrezikun.

 13′ Grilish kroson topin drejt Halandit, ky i fundit godet me kokë por përballë gjen Kurtua i cili bën një pritje fantastike.

10’ De Bryjn kroson topin në zonë, por Militao shmang kërcënimin.

8’ Rodri tenton të gjuajë drejt portës, por topi përfundon jashtë shumë pranë shtyllës.

7’ De Bryjn nxjerr një top për Haland, ky i fundit nuk arrin ta shfrytëzojë si duhet mundësinë e artë.

5’ De Bryjn përpiqet të gjejë disa nga shokët e tij të skuadrës me një pasim drejt zonës, por Kurtua reagon menjëherë.

3’ Uoker provon me një goditje nga distanca drejt portës, por nuk arrin të shënjestrojë si duhet dhe topi përfundon mbi traversë.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

MANÇESTER SITI: Ederson, Uokër, Diaz, Akanzhi, Stones, Gyndogan, Rodri, Bernardo Silva, Grilish, De Bryjn, Haland
TRAJNER: Pep Guardiola

REAL MADRID: Kortua, Karvahal, Militao, Alaba, Kamavinga, Kros, Modriç, Valverde, Vinisus, Rodrigo, Benzema
TRAJNER: Karlo Ançeloti

52f8ffa7-7fa8-4607-bcdc-d8751195ee90

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"