VIDEO/ Mançester Junajtid katastrofë, Totenhem i jep leksion në “Old Traford”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 27, 2018 | 22:52

VIDEO/ Mançester Junajtid katastrofë, Totenhem i jep leksion në “Old Traford”

Mançester Junajtid është mposhtur me rezultatin 0-3 nga Totenhemi në takimin përmbyllës së javës së tretë. Humbja e dytë radhazi në 3 ndeshje për skuadrën e Murinjos dhe tashmë stoli i portugezit është lëkundur ndjeshëm.

totenhem

Një goditje e fortë për “djajtë e kuq” të cilët po kalojnë një moment krize në këto javë të para të kampionatit, vetëm 3 pikë në 3 ndeshja janë shumë pak për një skuadrës si Junajtid. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0, ndërsa në të dytën “gjelat” kanë dhuruar spektakël duke shënuar 3 gola.

lukas kejn

Kapiteni Herri Kejn hapi serinë e golave në minutën e 50-të, ndërsa 2 minuta më vonë, braziliani Lukas dyfishoi rezultatin, pas asistit të Eriksen. Në minutën e 84-t ishte përsëri Lukas, i cili vulosi takimin. Me këtë fitore, Totenhemi ndan vendin e parë së bashku me Liverpulin, Çelsin dhe Uatfordin, që kanë siguruar pikë të plota në 3 sfidat e para.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"