VIDEO/ Manaj protagonist te Barcelona B, i “dhurojnë” një gol dhe trondit traversën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2020 | 0:36

VIDEO/ Manaj protagonist te Barcelona B, i “dhurojnë” një gol dhe trondit traversën

Rei Manaj është duke treguar një formë shumë të mirë te Barcelona B, teksa vazhdon të shkëlqejë me ekipin e tij.Manaj gol

 

 

Sulmuesi shqiptar pasi u grumbullua ditën e djeshme me ekipin e parë të Barcelonës, ditën e sotme ka nisur në me ekipin B titullar.  Pikërisht lushnjari ka qenë edhe protagonist në përmbysjen e ekipit të tij ndaj Levante B, teksa në minutën e 32’ ka tronditur tranversën, dhe më pas ka shënuar Saverio.

Ekipi i shqiptarit ka fituar me rezultatin 2-1 me përmbysje, pasi më parë Levante kishte kaluar e para në avantazh. Madje në statistikat e ndeshjes, goli i parë i është dhuruar shqiptarit, ndonëse nuk është shënuar nga ai, por është shënuar nga Kolado.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"