VIDEO/ Man. Siti në qiellin e shtatë, Çelsi mundet nga vendi i fundit në renditje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2017 | 18:01

VIDEO/ Man. Siti në qiellin e shtatë, Çelsi mundet nga vendi i fundit në renditje

Mançester Siti kryeson tashmë i vetëm renditjen e Premier Ligës, pas fitores së thellë 7-2 ndaj Stouk Siti. Sulmi i Guardiolës duket se funksionon mjaft mirë, dhe ‘qytetarët’ 29 gola në 8 ndeshjet e para, plot 7 fitore dhe vetëm një barazim.

siti

Një humbje turpëruese pësoi Çelsi i Kontes, pasi u mund 2-1 nga vendi i fundit në renditje, Kristal Palas. Këto ishin edhe dy golat e parë për Kristalin, në 8 javë kampionat.

Maнчecтep Cити – Cтoк Cити 7:2 от ФУТБОЛЬНЫЕ ОБЗОРЫ на Rutube.

 

Ndërkohë, në ndeshjet e tjera Totenhemi fitoi 1-0 përballë Bornemuth, dhe vazhdon të qëndrojë pranë kreut të klasifikimit. Bërnli barazoi 1-1 me Uest Hem, ndërsa Suansea fitoi 2-0 ndaj Hadërsfilld.

Më herët derbi i Anglisë, mes Liverpulit dhe Mançester Junajtidit u mbyll në barazim pa gola, 0-0.

Rezultatet

Bërnli 1-1 Uest Hem

Kristal Palas 2-1 Çelsi

Mançester Siti 7-2 Stouk Siti

Suansea 2-0 Hadërsfilld

Totenhem 1-0 Bornemuth

Renditja

prem liga

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"