VIDEO/ “Mallkimi” i 2020-ës vazhdon te Bylisi, Luftëtari barazon me ballshiotët mes polemikave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 9, 2020 | 0:29

VIDEO/ “Mallkimi” i 2020-ës vazhdon te Bylisi, Luftëtari barazon me ballshiotët mes polemikave

Bylisi ka harruar të fitojë në kampionat për këtë vit, teksa nuk ia ka dalë të fitojë dot as sot ndaj Luftëtarit.bandicam 2020-03-08 15-53-13-021

Në ndeshjen e zhvilluar në Gjirokastër, skuadrat e kanë mbyllur në barazim një ndeshje ku rastet për të dyja ekipet nuk kanë munguar. Pjesa e parë foli më shumë për ballshiotët, të cilët kal;uan edhe të parët në avantazh në minutën e 34’ me Gundo.

Ky i fundit shënoi nga penalltia të cilën e fitoi pikërisht vetë, duke i dhënë kështu avantazhin ekipit të tij.

Megjithatë ky avantazh zgjati vetëm 9 minuta, pasi në minutën e 43’, Gresild Lika barazoi shifrat me një gjuajtje që ishte në formën e krosimit, por përgjumja e portierit Miraka bëri që topi të shkojë në rrjetë.bandicam 2020-03-08 15-04-31-839

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa e dyta foli më shumë për vendasit. Luftëtari kishte disa raste për shënim, por nuk ia dolën duke u larguar nga kjo ndeshje me 1 pikë.

FT| Luftëtari-Bylis 1-1

Lika 43’/ Guindo 34

Komenti live: 

Mbyllet sfida!

92’ Rast i mirë për Luftëtarin, Haxhiu shfaqet i vetëm me Mirakën por ndalet në fund, teksa pretendohet edhe për një penallti.

Akorkohen 4 minuta shtesë!

89’ Çfarë ka bërë Elian Çelaj! Ky i fundit kalon të gjithë kundërshtarët, dhe shfaqet i vetëm përballë portierit, por gjuajtja është e lehtë dhe kontrollohet nga Miraka.

83’ Dushkaj provon nga distanca, por kontrollon gjithçka Festim Miraka.

81’ Ndëshkohet me karton të verdhë Demo, për një mbajtje nga fanella ndaj Peposhit.

76’ Pranë golit miqtë, Peposhi jep një pasim perfekt për Goxhën në zonën e Luftëtarit, me këtë të fundit që gjuan mbi portë.

73’ Rast i artë shënimi për Luftëtarin, Haxhiu nis një kundërsulm shumë të bukur, duke e nxjerrë Likën të vetëm me Mirakën, por ky i fundit ndalon gjithçka.

69’ Ndërhyrje e ashpër e Jankut ndaj Likës, gjyqtari nuk e fal duke e ndëshkuar me karton të verdhë. Si pasojë e kësaj Janku humbet ndeshjen e radhës me Tiranën.

67’ Zëvendësim i dytë te Bylisi, largohet nga fusha e lojës Mocone dhe vendin e tij e zë Goxhaj.

64’ Pranë golit të avantazhit vendasit, shkon bukur në krahë Lika, por gjuajtja e tij ndalet nga portieri Miraka.

63’ Zëvendësimi i tretë dhe i fundit te Luftëtari, largohet Mehmetllari për t’i lënë vendin Haxhiut.

58’ Largohet Ziaji në vendin e tij Elian Çelaj, te Bylisi largohet Hadroj për t’i lënë vendin Ntephe.

57’ Përsëri rrezik në portën e Bylisit, tenton Jurgen Dushkaj por topi dërgohet në goditje nga këndi nga ballshiotët.

55′ Mundësi e mirë për Luftëtarin, provoj Ziaji me një gjuajtje nga jashtë zone, por topi shkon mbi traun e portës.

51’ Më kërkues ballshiotët në këtë pjesë të dytë, teksa kërkojnë golin e avantazhit.

46’ Zëvendësim te Luftëtari, largohet Duka në vendin e tij, Brahilika.

45′ Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë!

43’ GOOOOOOL LUFTËTARI 1-1. Shënon Griseld Lika nga goditja e dënimit nga një distancë e largët. Me fat disi për shkak të mosmarrëveshjeve të portierit Miraka me lojtarët e tij.

39’ Çfarë rasti për Bylisin! Shkalla merr një top perfekt nga Murataj nga goditja e këndit, por mbrojtësi gjuan jashtë.

34’ GOOOOOOL BYLISI 0-1. Shënon Guindo me 11-metërsh, të cilin e fitoi vetë, pas një dyluftimi me Lalën. Menjëherë shkon te stoli dhe ia dedikon golin Jurgen Goxhës. 

29’ Mundësi shumë e mirë për Bylisin! E pabesueshme çfarë ka humbur Hadroj, i cili shumë afër portës, e gjuan topin jashtë me kokë.

27’ Provon nga larg Mëllugja me një gjuajte të fortë, e cila është tërësisht e gabur, pasi shkon shumë larg portës.

18’ Moment shumë e mirë për Bylisin, teksa Shkalla i jep një pasim shumë të bukur Jankut, por ky i fundit i vetëm me portierin e dërgon topin jashtë. Insiston skuadra e Dovedan.

13’ Ndërhyrje e gabuar nga Demo në dëm të kundërshtarit dhe goditje dënimi për Bylisin. Kroson Murataj, por ndalon Shala, i cili e kontrollon topin në dy kohë.

12’ Mundësi e artë shënimi për Bylisin, Munoz shfaqet i vetëm përballë portierit Shala, me këtë të fundit që mbyll gjithçka.

10’ Krosim i rrezikshëm nga Griseld Lika, në zonën kundërshtare, Miraka mbyll në dy kohë.

9’ Mundësi e mirë për vendasit, Dushkaj shpërthen në krahun e majtë, dërgon një top në zonë, por spastron Shkalla.

6’ Rrezikon Luftëtari me Açkën që bën një gjuajtje të bukur, por ndalet nga mbrojtja mike, me Bylisin që niset në kundërsulm, me Muratajn që më pas ndalet nga mbrojtja e Luftëtarit.

5’ Goditje nga këndi për Bylisin, kroson Murataj, por largon mbrojtja gjirokastrite.

1’ Menjëherë rrezikshëm Bylisi. Miqtë fitojnë një goditje dënimi pranë zonës kundërshtare, por Mocone e gjuan lart portës topin.

Ka startuar takimi!

Formacionet zyrtare:

Luftëtari: Shala, Dushkaj, Isufi, Lala, Demo, Duka, Açka, Lika, Hyseni, Ziaj, Mehmetllari. Trajner: Neritan Novi.

Bylis: Miraka, Peposhi, Janku, Shkalla, Vicente, Munoz, Mëllugja, Murtaj, Hadroj, Mocone, Guindo. Trajner: Veljko Dovedan.

Luftetari-Bylis2

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"