VIDEO/ “Makthi” i “Anfield” ndjek Ter Shtegenin, shikoni si gjermani i bërtet Semedos të ndaloj goditjen e këndit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2020 | 10:02

VIDEO/ “Makthi” i “Anfield” ndjek Ter Shtegenin, shikoni si gjermani i bërtet Semedos të ndaloj goditjen e këndit

Duke mësuar nga gabimi kundër Liverpulit në muajn maj të vitit të kaluar, te Barcelona duket se duan të bëjnë të pamundurën që kundërshtarët mos të ekzekutojnë goditjet e këndit shpejtë.

ter shtegen

Në ndeshjen kundër Napolit në “San Paolo”, mbrëmjen e së martës, Ter Shtegen i ka tërhequr “veshin” Semedos, kur napoletanët fituan një goditje këndi.

Me frikën që të mos ekzekutohet menjëhere ashtu siç bëri Aleksander Arnold në fitoren historike 4-0, portieri gjerman dha urdhër që Semedo të vrapojë për të ndalur goditjen e këndit.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"