VIDEO/ “Makineri perfekte”! Bajerni likuidon Interin dhe e mbyll grupin e “ferrit” me pikë të plota. Barcelona ngushëllohet me “poker” ndaj Plzen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 1, 2022 | 23:59

VIDEO/ “Makineri perfekte”! Bajerni likuidon Interin dhe e mbyll grupin e “ferrit” me pikë të plota. Barcelona ngushëllohet me “poker” ndaj Plzen

Në momentin e hedhjes së shortit u cilësua si grupi i “ferrit”, por Grupi C rezultoi me vetëm një “padron”, që mban emrin e Bajernit të Mynihut.

bajerni5

Kampionët e Gjermanisë, likuiduan Interin me rezultatin 2-0 në sfidën e fundit, duke e mbyllur grupin me pikë të plota, 6 fitore në 6 ndeshje, të ndjekur nga zikaltërit italianë me 10 pikë. Për sa i përket Kristjan Asllanit, mesfushori shqiptar u aktivizua titullar gjatë gjithë ndeshjes, duke bërë një paraqitje pozitive.

renditja

Ndërkohë që Barcelona është ngushëlluar me fitoren 2-4 ndaj Plzenit në Çeki, teksa preu “biletën” për në Ligën e Europës, aty ku e presin emra të rëndësishëm, si Junajtid, Roma, Lacio, etij.

FT BAJERN MYNIH-INTER 2-0

Pavard 32′ , Çupo-Moting 72′

KOMENTI LIVE: 

90+3′ Interi i kishte të gjitha shanset ta mbyllte ndeshjen me gol, por tentativa e Xhekos, u ndaj nga portieri Ulreiç, që i tha “jo” boshnjakut.

90′ Akordohen 3 minuta shtesë!

89′ Karboni ndëshkohet me karton të verdhë në radhët e Interit.

76′ Inzagi kryen dy zëvendësime largohen Korrea dhe De Vraj, në fushë Karboni dhe Shkrinjar.

73′ Zëvendësim te Bajerni, largohet autori i golit Çupo-Moting, në lojë Tel.

72′ GOOOL BAJERN 2-0/ Çupo-Moting realizon një gol mjaft të bukur, me një gjuajtje të kalibruar në hyrje të zonës duke e dërguar topin në trekëndësh. 

66′ Bajerni kryen dy zëvendësime, largohen Mazraui dhe Mane, në lojë Musiala dhe Gnabri.

63′ Çupo-Moting realizon gol spektakolar me roveshatë brenda zonës, por ky realizim anulohet për pozicion jashtë loje.

60′ Interi kryen 3 zëvendësime, largohen Lautaro Martinez, Galjardini dhe Barela, në fushë Xheko, Çalhanoglu dhe Mkhitarjan.

53′ Tjetër mundësi shënimi për Interin, me Galjardinin, por tentativa e tij shkoi drejt e në duart e portierit.

49′ Xhoshua Kimish është i ndëshkuari i radhës te Bajerni për ndërhyrje të gabuar.

48′ Interi shënon me Açerbin, pas asistit të Asllanit, por goli anulohet për pozicion jashtë loje.

46′ Starton pjesa e dytë, Bajerni kryen një zëvendësim. Largohet Upamekano në vend të tij Dejvis.

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Akordohen 4 minuta shtesë.

40′ Gosens është i ndëshkuari i parë  në radhët e Interit me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Koman.

38′ Sabitzer ndëshkohet me karton të verdhë.

32′ GOOOL BAJERN MYNIH 1-0/ Pas një harkimi nga këndi, francezi Pavard fiton duelin me Lautaron, godet saktë me kokë duke përshëndetur rrjetën. Në festë vendasit. 

27′ Rast i artë për Interin, e pabesueshme çfarë humbet Lautaro Martinez. Me portën e boshatisur, shumë pranë vijës fatale, sulmuesi argjentinas nuk u koordinua siç duhet, teksa e ndiqte Upamekano, duke e dërguar topin jashtë kuadratit.

20′ Bajerni kontrollon lojën, për sa i përket mbajtjes së topit, ndërkohë që Interi provon me kundërsulm.

9′ Interi pretendon për penallti, pas prekjes së topit me dorë nga Mane, gjyqtari shkon te VAR-i, por e konsideron si mbrojtje për të mos prekur topi fytyrën. Nuk ka penallti në këtë rast.

8′ Lautaro dhe Barrela, kërcënojnë rrezikshëm portën e Bajernit, vendimtar pritja e portierit të bavarezëve.

5′ Sinjalin e parë të rrezikshëm e lëshon Kimish, por kontrollon Onana pa probleme.

4′ Kjo përballje nis me duele të shumta në mesfushë, teksa vendasit shfaqen më kërkues.

1′ Starton sfida!

PLZEN-BARCELONA 2-4

Çori 51′, 63′  / M.Alonso 6′, F.Torres 44′, 54′, P.Torres 75

FORMACIONET ZYRTARE

sdfsdffffsf

PLZEN-BARCELONA

sdfsdfsdfdsfdfffs

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"